fafafa
11:43, 21 Prill 2017

Ivan Todosijeviq i emëruar një ditë më parë në postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal nga ana e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa ishte kryetar paralel i komunës së Zveçanit.

Ministri i ri serb që është propozuar nga Lista Serbe është kuadër i Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiqit, dhe njihet edhe si një nga iniciatorët e ndërtimit të lagjes “Lugina e Diellit”, njofton Klan Kosova.

Gurthemeli  i kësaj të fundit ku janë paraparë të ndërtohen rreth  300 shtëpi u vu në qershor të vitit të kaluar, ceremoni kjo ku ishte i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm paralel i Zveçanit, Ivan Todosijeviq, tani ministër në Qeverinë Mustafa.

Pos kësaj, Todosijeviq  nuk mungoi as në momentet kur u prezantua projekti se si do të dukej lagjja që shtrihet në hapësirën mes Veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Klan Kosova raportoi për ngjarjet në fjalë ku për detaje mund t`i shihni kronikat në linqet e mëposhtme:

 

Interesante