Ky është formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit NULL NULL 29.05.2016 15:39 29.05.2016 15:39 Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot ndeshjen e parë miqësore para kampionatit evropian “Francë 2016”. Kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë me një formacion sulmues, ku moduli i lojës mund të ndërrohet nga 4-4-2 në 4-4-1-1 ose në 4-5-1 apo 4-2- 3-1. De Biazit do t’i duhet të bëjë pa lojtarë kyç në mesfushë si Xhaka dhe Abrashi, si dhe mbrojtësit që janë gjithmonë titullar Cana dhe Agolli. Ky është formacioni i Shqipërisë ndaj Katarit: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Sokol Cikalleshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë