14:51, 12 Prill 2017

DJ i famshëm britanik Paul Oakenfold e mbajti “festën më të madhe në Tokë” të martën, duke e lëshuar një set të tij muzikor në kampin bazë të Mount Everest, që është i lartë 8,848 metra.

Oakenfold postoi disa video në llogarinë e tij personale në Facebook ku shihet duke i argëtuar të pranishmit me muzikën e tij.

Udhëtimi në Everest është i pari në serinë Soundtrek të këtij muzikanti, ku ai do të performojë në vende të papritura rreth globit, duke e prezantuar muzikën e tij nga secila vendndodhje, si dhe duke nënvizuar problemet kritike me të cilat ballafaqohen komunitetet lokale.

Interesante