17:19, 7 Dhjetor 2017

Revista Time ditë më parë zgjodhi Personazhet e Vitit, emërim të cilat morën ”The Silence Breakers”, gratë të cilat bënë publike historinë e tyre rreth ngacmimeve seksuale.

Megjithatë, fotografia e publikuar që përkonte me emërimin e ‘’The Silence Breakers’’, ka një detaj interesant të ikur.

Në mesin e të famshmëve që gjenden në fotografinë përfaqësuese, figuron dhe një krah, detaj për të cilin Time ka dhënë sqarime se kujt i takon dhe pse një gjë e tillë u shfaq e gjysmuar, njofton Klan Kosova.

“Krahu i përket një punonjëseje të re spitali, anonim nga Teksasi.”

”Ajo është një viktimë e ngacmimit seksual e cila ka frikë se zbulimi i identitetit të saj do të ndikojë negativisht në familjen e saj”, sqaron më tej revista Time, njofton Klan Kosova.

 

Interesante