Kuvendi vazhdon seancën NULL NULL 17.04.2018 08:14 17.04.2018 08:14 Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës që ka nisur dje. Seanca do të nis nga ora 10:00, me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të mbetura nga seance e sotme. Ndryshe dje Kuvendi i ka ndërprerë punimet e seancës për shkak të mungesës së korumit. Rendi i ditës; Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a, Përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017, Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, Debat parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Ganimete Musliu, Salih Salihu dhe Driton Çaushi, në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë, Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, e mbështetur edhe nga 11 deputetë nënshkrues, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave, dhe Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes, Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 5 deputetë nënshkrues, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024