15:37, 13 Mars 2018

Zyra për media e Kuvendit të Kosovës me anë të një njoftimi ka sqaruar  raportimet e mediave për takimin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti me deputeten e VV-së Aida Dërguti.

“Kuvendi i Kosovës dëshiron të njoftojë se gjatë ditës së djeshme, nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, në orën 8:50 janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel ‘Sirius’, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë”

“Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti”, thuhet në sqarimin e kësaj zyreje.

Interesante