Kuvendi në Shqipëri voton dekretet për ministrat e rinj NULL NULL 23.03.2017 21:36 23.03.2017 21:36 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e kësaj të enjteje ministrat e rinj të qeverisë, të akredituar së fundmi edhe nga presidenti i Republikës. Kështu, deputetët e mazhorancës kanë votuar me 75 vota pro shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe me 76 vota emërimin në vend të tij të Fatmir Xhafajt. Në të njëjtën mënyrë, me 78 vota pro është miratuar dekreti për shkarkimin e Ilir Beqjas dhe me 79 emërimin si ministre të Shëndetësisë të Ogerta Manastirliut. Ndërkohë, 78 vota pro janë dhënë për shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi dhe 76 për zëvendësimin e tij nga Eduard Shalsi. Ndërsa votimi për shkarkimin e ministrit të Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka patur 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dhe me të njëjtin kuorum është votuar zëvendësimi i tij nga Olta Xhaçka, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Guvernatori i Maryland thotë se rindërtimi i urës Key ka një rrugë të gjatë përpara 47 sekonda më parë