Kuvendi ratifikon tri marrëveshje që lidhen me procesin integrues NULL NULL 20.09.2018 15:07 20.09.2018 15:07 Kuvendi i Kosovës ka miratuar tre projektligjet e paraqitura në seancën e jashtëzakonshme, të gjitha këto që lidhen me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombetare. Votimi i projektligjeve filloi me 107 deputetë prezent në sallë. Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017 është miratuar me 93 vota “për” dhe 8 abstenime. Në vazhdim ka kaluar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, me 96 “për”, 2 “kundër” dhe 7 abstenime. Kuvendi gjithashtu ka miratuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, me 97 vota “për”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 24 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë