8:49, 14 Shtator 2017

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë e cila do të mbahet në orën 11: 00.

Në këtë seancë, grupet parlamentare do të dorëzojnë në mënyrë zyrtare emrat dhe përbërjet e komisioneve parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit,  shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë sot  pritet që Partia Socialiste të mbledhë Kryesinë, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisione parlamentare nga 8 që janë gjithësej.

Nga kampi i opozitës duket se Partia Demokratike do të drejtojë dy nga tri komisionet paralamentare që i takojnë opozitës, duke i lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë.

Marrëveshja është arritur mbrëmjen e 12 shtatorit, gjatë diskutimeve maratonë për programin e qeverisë,

Interesante