Tekniku, që do të jetë pjesë e ekipit të analistëve për këtë kampionat, ka deklaruar se beson që Tre Luanët janë konkurrentë shumë serioz për të triumfuar në Rusi

12:30, 14 Qershor 2018

Jose Mourinho ka thënë se beson që Anglia është pretendent shumë serioz për të triumfuar në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Tekniku portugez mendon që megjithëse e përbërë kryesisht nga futbollistë të rinj skuadra e Tre Luanëve mund të triumfojë në Rusi.

“Mendoj se munden, kanë një grup të futbollistëve të rinj, por me përvojë nga Liga e Kampionëve”, ka deklaruar ai.

Anglia në këtë kampionat është e vendosur në Grupin G, bashkë me Belgjikën, Tunizinë dhe Panamanë.

 

 

Interesante