Kush ishte shënjestra e shpërthimit në Shkodër? NULL NULL 14.01.2018 09:43 14.01.2018 09:43 Qyteti i Shkodrës është tronditur paraditen e së shtunës nga një shpërthim eksplozivi në lagjen “Rus”, pranë tregut të qytetit, njofton Top Channel. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tetë persona, midis të cilëve dhe shënjestra e dyshuar e këtij atentati, Lulzim Kulla 42 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda, ndërsa shtatë të plagosurit e tjerë kanë marrë dëmtime pa rrezik për jetët e tyre. Lënda shpërthyese, rreth 300 gram tritol, ishte vendosur në një motor i cili ishte parkuar mes banesës së Kulles dhe mjetit të tij të parkuar pak çaste para shpërthimit. Aktivizimi i lëndës plasëse, që dyshohet se është realizuar me komandim në distancë, ndodhi kur Kulla u afrua për tu futur në banesë, çka sipas policisë ngre dyshime se lëvizjet e tij janë përcjellur nga organizatorët e atentatit. Policia e mbërritur në vendngjarje ka ngritur një grup të posaçëm hetimi, ndërsa kanë mbërritur ekspertë edhe nga drejtoria e përgjithshme e policisë. Përveç provave materiale në vendngjarje, kanë nisur verifikimet e kamerave të sigurisë që ndodhen rreth vendngjarjes për të identifikuar së paku personin që ka parkuar motorin bombë. Dëshmitarë okularë tregojnë momentin e shpërthimit. Lulzim Kulla është një person me precedentë të mëparshme penale. Në qershor të vitit të kaluar ai u arrestua nga policia për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, por u lirua sërish pas disa muajsh. Ndërsa pas vitit 1997, Kulla është njohur edhe si i forti i Shkodrës, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e disa grupeve kriminale në atë kohë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 9 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 12 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 13 minuta më parë