Kush është Vikingur – kundërshtari i Trepçës 89 në Champions League? NULL NULL 19.06.2017 12:39 19.06.2017 12:39 Momente më parë ka nisur tërheqja e shortit të fazës së parë të grupeve të Champions League. Kampioni nga Kosova, Trepça 89 për kundërshtarë i ka rënë që ka ketë skuadrën nga Ishujt Faroe, Vikingur, njofton Klan Kosova. Ky klub është themeluar në vitin 2008. Klubi është me bazë ne Leirvik kurse stadiumin e ka në Nororagota. Vikingur në vitin 2009 kishte përfunduar në vendin e tretë në ligë, çka nënkuptonte se do të luante në Europa League. Në vitin 2010 ky klub ishte kualifikuar për në gjysmë finale të kupës Faroese Cup. Në vitin 2011 po ashtu kishte përfunduar në vendin e tretë në kampionat. Edhe në vitet në vijim klubi është paraqitur në garat evropiane. Kurse më pas në vitin 2014 ata janë shpallur fitues së Super Kupës dhe Faroese Cup. Në vitin 2016 është shpallur kampion në Premier League në Ishujt Faroe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.