Kush e hodhi gazin lotsjellës? (VIDEO) NULL NULL 08.04.2016 11:25 08.04.2016 11:25 Në hyrje të sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është edhe pjesa kryesore e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi, është hedhur gaz lotsjellës, por ende nuk është bërë e ditur se kush e ka hedhur atë, njofton Klan Kosova. Policia menjëherë ka reaguar duke mos lejuar incidente më të mëdha dhe që gjendja të përshkallëzohet, megjithatë ende nuk ka njoftuar për ndonjë të arrestuar e as të dyshuar. Për hedhjen e gazit lotsjellës ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Më herët Opozita ka mohuar se do të ndërmarrë ndonjë aksion para ose gjatë ceremonisë së inaugurimit të Thaçit. Në intervistë për Klan Kosovën, Dardan Molliqaj, Sekretar i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, ka mohuar se Opozita e bashkuar, apo Vetëvendosjes si e vetme, ka përgatitur ndonjë plan kundërshtues, apo protestë. klankosova.tv