13:19, 11 Tetor 2018

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është i domosdoshëm ndërtimi i konsensusit, sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kusari-Lila duke u deklaruar pas takimit që patën me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, tha se nëse ky konsensus në mes të partive nuk arrihet, atëherë duhet që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Alternativa e konsideron se është e domosdoshme ndërtimi i konsensusit. Procesi i dialogut ka filluar që në vitin 2011 dhe prej asaj kohe ne kemi 3 qeveri të ndërruar.

Konsiderojmë që nëse nuk arrihet një konsensus në mes partive dhe nëse nuk zgjidhet asgjë duhet të shkojmë në zgjedhje.

Kosova është e bllokuar. Alternativa e konsideron të domosdoshme konsensusin në mes partive në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje, nuk mund të vazhdohet tutje kështu”, u shpreh deputetja Kusari-Lila.