10:58, 9 Nëntor 2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Bruksel në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të zhvilluar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai në një postim në Facebook e ka quajtur kryekuvendarin Kadri Veseli, kolaboracionist.

“Edhe ky takim pa mandat nga Kuvendi, pa platformë parimesh e pa ekip negociator. Nga një njeri pa legjitimitet e pa kredibilitet, pa kompetencë e pa autoritet. Plani i Serbisë për marrjen e veriut të Kosovës është lakmi shovene e admirim nostalgjik për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. 75 vjet më vonë, Serbia e do pjesën e Kosovës që ishte nën Gjermaninë e Hitlerit. Kolaboracionisti i saj shqipitar, kësaj radhe është president yni. Por, shekulli është tjetër..”

“Sot, më 9 nëntor, janë bërë katër muaj prej se qeveria na e solli në Kuvend raportin mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Mirëpo, Kryetari i Kuvendit dhe veglat e tij në kryesi aty, nuk e dëshirojnë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 2011-2017, marrëveshjet e bëra dhe rezultatet e tyre. Që prej 9 korrikut 2018, ai nuk do që ta fus në agjendë parlamentare e ta sjellë në seancë plenare këtë raport të qeverisë. Ky kryeparlamentar është kolaboracionist i kolaboracionistit”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.