15:05, 14 Janar 2018

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i tejkalojë mosmarrëveshjet, ose përndryshe ata që nuk kanë guxim të përballen me konkurrencën brenda partisë, duhet të largohen, njofton Klan Kosova.

Kjo është thirrja e parë për largim, prejse në Vetëvendosje janë bërë publike problemet.

Por, Kurteshi pohon se askush s’mund dhe s’duhet të jetë mbi statutin e organizatës.

Këto deklarime ai i ka bërë në mbledhjen e Këshillit të Qendrës në Prishtinë.

Ky këshill po mbanë mbledhje punuese në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme.

As sot, sikur në tubimin e djeshëm, nuk është parë të jetë i pranishëm, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

klankosova.tv