Kurteshi: Qe 18 vjet është luajtur me klane, premtime dhe gënjeshtra NULL NULL 18.10.2017 22:58 18.10.2017 22:58 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se autostradat janë keqpërdorim total i të gjitha qeverive. “Lufta e klaneve është ‘ta bi, të rrëzoj”, ne nuk duhet të ikim nga problemet reale të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Kurteshi, njofton Klan Kosova. “Problem real është uji, mjekësia, trafiku urban, ujërat e zeza”. “Në strategjinë evropiane të rrugëve, në Gjilan takohen dy autostrada, mirëpo ne po luajmë me klane. Mos të luajmë me autostrada, qeveritë po bëjnë lojë. 18 vjet është luajtur, është korruptuar, qytetarët presin nga premtimet e gënjeshtërta”, ka shtuar ai. Sipas tij Gjilani do të lidhet me dy autostrada por jo me klane. “Sa i përket bujqësisë kjo nuk bën dallim nga fushat tjera, është e degraduar dhe e politizuar”. “Ne do të krijojmë qendra për grumbullim të produkteve bujqësore, do t’i subvencionojmë bujqit, edhe këshillim profesional të tyre”. “Qendra e Trajnimeve për Agrobiznes është mbyllur, shkolla bujqësore është mbyllur edhe pse është investuar edhe nga jashtë”, ka thënë ai ndër të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë