15:00, 10 Janar 2018

Fillimi i vitit të ri është koha ku shumë prej nesh planifikojmë fillimin e aktiviteteve fizike, veçanërisht për të humbur kilogramët që kemi fituar gjatë festave.

E tani ka lajme te mira edhe për ata që mendojnë se janë shumë vonë në jetë për të filluar me ushtrime.

Personat rreth të 40-ve, mund të kthejnë mbrapsht ose të ulin rrezikun e problemeve me zemër, i cili është shkaktuar nga dekada me stil të jetës jo të shëndetshëm dhe pa aktivitete fizike.

Kështu ka treguar një studim i cili është publikuar në revistën “Circulation”.

Megjithatë ka edhe një detaj sa i përket këtyre ushtrimeve në moshën e shtyrë.

Duhet të kaloni dy vjet duke performuar ushtrime aerobike katër deri pesë herë në javë, për të arritur efektin e dëshiruar.