8:21, 19 Qershor 2017

Judd Apatow ka kujtuar kohën kur ai ia kishte kërkuar numrin e telefonit Paul mcCartney-t, por kërkesa i ishte refuzuar.

Regjisori dhe producenti i filmave “Superbad” dhe “Knocked-Up”, shpjegoi se ai po bënte shfaqje të ndryshme në New York, dhe McCartney vazhdonte të vinte aty.

“Ai e do komedinë”, tha Apatow për ikonën e The Beatles.

“Kisha një copë letre dhe një laps kimik, dhe i thashë ‘hej, ne duhet të drekojmë’, ai ishte mjaft i sjellshëm por instinktivisht më tha ‘jo’. Gjeti një mënyrë të mirë që ta bëjë këtë. E pastaj ditën tjetër, miku im më tha, ‘hej, shkrepa foto të tuat përderisa po flisje me Paul McCartney’, dhe gjeta foton e atij momenti”, tha Apatow.

Interesante