11:24, 16 Prill 2017

Ikona muzikore Billy Joel është bashkuar me fituesin e dyfishtë të çmimit Oskar, Kevin Spacey, për ta kënduar këngën e famshme “New York State of Mind”.

Ata pushtuan skenën e Madison Square Guarden në koncertin mujor që Joel e zhvillon atje, transmeton Klan Kosova.

Në këngën e gjatë gjashtë minuta, Joel dhe Spacey këndonin vargjet e kësaj këngë herë njëri, e herë tjetri.

Por kjo s’është hera e parë që këta dy  gjigantë performojnë së bashku. Edhe në nëntor të vitit 2014, kur Joel ishte nderuar me çmimin Gershwin Prize, Space e kishte luajtur këngën “Piano Man” bashkë me të.

Interesante