Kur Kim Kardashian ishte adoleshente (FOTO) NULL NULL 20.10.2016 23:00 20.10.2016 23:00 Kim Kardashian, është duke pushuar nga rrjetet sociale për tu rimëkëmbur nga grabitja që i ndodhi në fillim të tetorit në Paris. Por këtë mungesë të Kim në internet, po e zëvendësojnë miket e saj, transmeton Klan Kosova. Të enjten – një ditë përpara se ajo t’i mbush 36 vjet, mikja e fëmijërisë së saj, Allison, publikoi disa fotografi të rinisë së tyre. Në disa fotografi që ka postuar ajo shihet ylli i reality show, duke vozitur një veturë BMW në ditëlindjen e 16 të saj. Në këto fotografi shihet edhe babai i saj, Robert Kardashian. “Vështirë të besohet se 20 vjet më parë, unë dhe Kim mbushëm 16 vjet dhe mësuam se si të vozisim. Kim nuk besonte se do merrte për dhuratë një veturë, pasi babai i saj i kishte thënë se ajo nuk do pranonte dhuratë një veturë në moshën 16 vjeçare. Por kur Kim doli jashtë pas drekës pa veturën e saj BMË të re të parkuar dhe u befasua shumë”, ka thënë Allison. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.