12:30, 13 Shtator 2017

Modeles së njohur shqiptare i ndodhin shpesh të tilla mëngjese, dreka apo darka.

Bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, ka treguar se është mjaft i kujdesshëm dhe romantik në raste të veҫanta (ose edhe fare pa raste) për të surprizuar bashkëshorten e tij, por kur është fjala për ditëlindje, ka menduar dhe përgatitur gjithmonë diҫka speciale.

Këtë të martë, modelja e njohur ka festuar 33-vjetorin e lindjes. Orët e para të ditëlindjes e kanë gjetur në eventet e modës në New York, ku ajo po merr pjesë me rastin e Javës së Modës, shkruan revista Class.

Ndërsa mëngjesi, disa orë më vonë, e ka pritur me një tryezë të mbushur plot me ushqime të shëndetshme, ëmbëlsira dhe një buqetë me trëndafila të kuq.

E lumtur për këtë surprizë që ka gjetur sapo është zgjuar, Emina e ka ndarë edhe me miqtë në profilet e saj duke falënderuar dashurinë e jetës që di gjithmonë të jetë i veҫantë dhe ta lërë pa fjalë.

Ndërsa pjesën e parë të ditës, Emina e ka kaluar me vajzën në park. Më vonë dhuratat nuk ndaluan, nga miqtë, të afërmit dhe fansat. Megjithatë, “he is the best”.

Sam ia ka dalë edhe këtë herë për të qenë më i miri. Sa me fat Emina!

 

Interesante