8:59, 12 Janar 2017

Analisti Nexhmedin Spahiu i rikthehet temës së nxehtë në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, përmes një statusi të publikuar në facebook.

15 shkurti, sipas Spahiut do të jetë data kur Zajednica do të formohet  e pikërisht atë ditë  do zbarkojnë dhe 50 tankse, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja statusi i plotë i Spahiut:

‘’Për çfarë është lëshuar treni Beograd-Zveçan? Në një prej netëve në vigjilie të 15 shkurtit kur do të shpallet Zajednica, treni thjeshtë nuk ndalet në kufi dhe brenda një ore ai ndalet në Zveçan nga i cili zbarkojnë 50 tankse. Ky bëhet problem Nato -Serbi – Rusi. Pasojnë negociatat dhe kthehen mbrapsht 30 tankse e mbesin 20. Harrohet puna e Zajednicës se temë e mediave kosovare bëhen tankset. Zajednica etablohet pa zhurmë mediale. Flej Kosovë, flej’’, ka përfunduar Spahiu, njofton Klan Kosova.

Interesante