Kur Haradinaj mendonte se ministritë duhet ta kenë nga një zv/ministër (VIDEO) NULL NULL 18.11.2017 22:28 18.11.2017 22:28 Ishte viti 2014, kur tashmë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, mendonte se ministritë e Qeverisë së Kosovës, duhet ta kenë vetëm nga një zëvendësministër. “Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendësministër”, kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook më 16 dhjetor 2014, njofton Klan Kosova “Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri”. Por, vetëm tri vjet pas ai në kabinetin e tij ka emëruar më shumë se 50-të zëvendësministra. Jo vetëm kaq, ai tutje atë kohë kishte thënë se zvogëlimi i kabinetit qeveritar ishte domosdoshmëri. “Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet”! “Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste”. Haradinaj, jo që nuk e ka zvogëluar kabinetin, por ai ka shtuar edhe dy ministri të reja nën qeverisjen e tij, njofton Klan Kosova. Atë kohë ai kishte bërë thirrje që të ndaleshin këto veprime, por duket se tre vjet më pas Haradinaj ka ndërruar qëndrim. Klan Kosova ditë më parë ka përgatitur një kronikë rreth çështjes së emërimit të zëvendësministrave. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024