Kur do të largohet Edi Rama nga politika? NULL NULL 14.09.2018 08:28 14.09.2018 08:28 Përveç shumë çështjeve të tjera, kryeministri shqiptar Edi Rama mbrëmë në Top Channel foli edhe për kohën se kur ai do të largohet nga politika. Rama ishte duke folur për Sali Berishën kur u pyet dhe menjëherë u shpreh se nuk ka ndërmend të qëndrojë deri në moshën e “doktorit”. “Nuk do të katandisem kështu si “doktori” 80 vjeç dhe të përgojojë dynjanë. Unë nuk e lejoj veten të përfundojë si ai. Me siguri do të largohem shumë më përpara se të vijë dita që së largu të mund të mendohet se do të bëhem si puna e Berishës dhe sinqerisht më vjen keq për të”, tha ai./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.