Kuptojeni se sa e shëndetshme është thurja! NULL NULL 28.04.2016 21:49 28.04.2016 21:49 Balls of yarn I mbani dot mend metodat e gjyshes, për t’iu plotësuar juve një dëshirë për ndonjë bluzë apo shall të bukur? Zakonisht në kohët e mëparshme ato bluza, apo çorape e gjëra të ndryshme mund t’i kishe vetëm nëse më të moshuarat e shtëpisë juve u thurnin, njofton Klan Kosova. Diçka e tillë zakonisht shihej tek familjet më në nevojë, por që tani edhe dikush që ka me bollëk thurjen e praktikon vetëm për të kaluar kohën. Kishte kaluar kohë e gjatë që thurja nuk përdorej më ndërkohë dicka e tillë tashmë është ringjallur për vitet e fundit, njofton Klan Kosova. Madje dicka e tillë tashmë po konsiderohet nga shkencëtaret, si dicka tejet e nevojshme për jetën dhe psiqikën e njeriut. Sipas tyre, thurja apo ndonjë qepje e thjeshtë fillestare e pasuar me ndonjë muzikë të lehtë, relakson mendjen tuaj dhe rifreskon atë. Të thurësh sipas studiuesve ndihmon njerëzit për të menaxhuar dhimbjet fizike për një kohë shumë të gjatë dhe jo vetëm. Thurja ndihmon personat të cilët vuajnë nga depresioni duke i motivuar ata për t’u lidhur sa më shumë me botën. Qepja apo praktikimi i thurjes është dicka e veçantë që sjellë tek njerëzit një kulturë tjetër të të biseduarit duke ndërtuar edhe më shumë besim teksa nuk pasohet kontakti sy më sy, njofton Klan Kosova. Sipas hulumtimeve, thurja si një gjë e bukur, sidomos në këtë kohë kur interneti ka pushtuar botën, thuhet se ndihmon në mbajtjen e vëmendjes së fizikut tuaj sa më larg teknologjisë, gjë kjo e fundit e cila konsiderohet si rrezik i madh i shëndetit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day