Kulla Eiffel fik drita për ta nderuar gazetarin e vrarë Khashoggi (VIDEO) NULL NULL 02.11.2018 16:40 02.11.2018 16:40 Kulla Eiffel ka fikur dritat për të nderuar gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, i cili u vra një muaj më parë në konsullatën saudite në Stamboll. Kjo ngjarje e cila u zhvillua në Paris, e quajtur “Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve” është organizuar nga “Reporterët pa Kufij (RSF)”, shkruan The Hill, transmeton Klan Kosova. Sipas të dhënave të RSF-së, 77 gazetarë dhe punonjës të medieve kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij viti. Për t’u informuar më shumë rreth vdekjes së dyshimtë të gazetarit Khashoggi, klikoni në linkun e mëposhtëm. Botës arabe më së shumti i duhet liria e shprehjes klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.