Kukësi proteston për lirimin e 11 protestuesve NULL NULL 19.04.2018 08:41 19.04.2018 08:41 Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në mbështetje të 11 protestuesve që vijojnë të jenë në paraburgim. Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i këtij qyteti do të mbahet para gjykatës së tyre në orën 11:00. “Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli Bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës. Ju ftojmë të merrni pjesë”. Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit. Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve. Ndërkohë Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg./oranews *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 9 minuta më parë