Kukësi bëhet me stadium modern NULL NULL 17.02.2018 20:00 17.02.2018 20:00 “Rikonstruksionin na e ka pranuar edhe kryeministri Rama, e ky do të jetë një investim gjysmë për gjysmë i Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi e meriton këtë gjë, pas sukseseve në kampionatin shqiptar dhe atë europian, mbi të gjitha duke luajtur pastër”, tha presidenti i skuadrës Kukësit do t’i dhurohet një stadium i ri nga Qeveria e Shqipërisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i skuadrës kampione të Shqipërisë, Safet Gjici tregon rreth projektit të rikonstruksionit të stadiumit, i cili kap shifrën e 5 milionë eurove, për një kapacitet prej rreth 10.000 vendesh. “Rikonstruksionin na e ka pranuar edhe kryeministri Rama, e ky do të jetë një investim gjysmë për gjysmë i Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi e meriton këtë gjë, pas sukseseve në kampionatin shqiptar dhe atë europian, mbi të gjitha duke luajtur pastër”, tha Safet Gjici. Aktualisht, stadiumi i Kukësit “Zeqir Ymeri” nuk plotëson asnjë kriter për zhvillime ndeshjesh ndërkombëtare, por sipas Gjicit, gjithçka me projektin e ri mund të fillojë në mbyllje të këtij sezoni, për t’u mbyllur në fillim të sezonit 2019-2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë