15:28, 13 Shkurt 2018

Në ditën e dytë të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, që po mbahet në Tiranë, eurodeputeti, Eduard Kukan ka vlerësuar vullnetin e përbashkët të aktorëve politikë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kukan është deklaruar optimist se Komisioni Europian do rekomandojë hapjen e negociatave, por ka kujtuar se vendimin final e marrin udhëheqësit e vendeve të BE, përmes Këshillit Europian.

Kemi opinion të qartë në lidhje me situatën në vend, është pozitive që ka një unitet për të mirëpritur hapjen e negociatave. E gjitha kjo është shumë inkurajuese për vendin.

Të gjithë janë entuziastë për procesin e zgjerimit dhe kjo kërkon punë të madhe nga ana juaj. Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete, sepse ju e meritoni këtë gjë, dhe mbase është me vonesë, këto negociata duhet të kishin filluar. Është këshilli ai që vendos, sepse është ai që merr vendime – deklaroi Eduard Kukan, Eurodeputet.

Interesante