22:20, 9 Shtator 2017

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kukaj ka uruar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryeministër.

“Urime Kryeministër! Shpresoj që të gjithë ne të jemi përkrah teje ta bëjmë Kosovën ashtu si e duam!”.

“Dëshiroj që çdo Deputet të përkrah e t’i heqin inatet personale e partiake anash. Askush s’ka besuar që nga Kosova mund të arrijmë majen e Olimpit por ne ja kemi dal”, ka shkruar Kuka në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Do ja dalësh jam i sigurt!”, ka shkruar ai.

“Populli pret shumë nga ju,jam i bindur që do ja dalësh ta ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Besimin e ke merituar!”, ka përfunduar ai.

Interesante