16:11, 9 Nëntor 2017

Kryetrajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka njoftuar se Kosova në Kampionatin Evropian U23, që mbahet në Podgoricë të Malit të Zi do të kërkojë medalje me gjashtë xhudistë.

“Nesër dhe pasnesër në Podgoricë ekipi ynë merr pjesë në Kampionatin Evropian U23 me 6 garues”.

“Ekipit do i prijë Distria Krasniqi Kampione Evropiane e vitit të kaluar në kategorinë 52 kg që edhe sivjet pretendon medalje si dhe Akil Gjakova medalist i vitit të kaluar në kategorinë 73 kg”, ka thënë ai përmes Facebook, përcjellë Klan Kosova.

“Në Podgoricë marrin pjesë edhe :
Flaka Loxha 57 kg
Leutrime Krasniqi 57 kg
Laura Fazliu 63 kg
Loriana Kuka 70 kg”.

“Presim paraqitje të mirë dhe medalje nga ky Kampionat”, është shprehur ai.

Interesante