Kuka: Finalja për herë të parë ishte krejt shqip NULL NULL 10.10.2015 19:03 10.10.2015 19:03 Pas përfundimit të dueleve finale në kampionatin evropian të xhudos që është mbajtur në Portugali, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka postuar në profilin e tij në Facebook. Kuka është shprehur i kënaqur me garueset e tij të cilat në këtë kampionat fituan dy medalje të arta dhe një të argjendtë. Ndërsa ka sqaruar se Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar 100 pikë olimpike, kurse xhudistja tjetër Distria Krasniqi 60 pikë. Po ashtu Kuka ka theksuar faktin se për herë të parë finalja ishte krejt shqip. Në finalen në kategorinë deri në 52 kilogram janë përballur Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, duel të cilin e ka fituar Kelmendi, por e rëndësishme është se medalja ka mbetur për Kosovën, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.