Kujtohet komedianja e vrarë australiane (FOTO) NULL NULL 18.06.2018 13:51 18.06.2018 13:51 Mijëra njerëz kanë ndezur qirinj mbrëmë në Australi për nder të komedianes Eurydice Dixon, vrasja e të cilit javën e kaluar nxiti reagime të shumta. Dixon, 22 vjeçare, vdiq gjersa po kthehej në shtëpi pas një shfaqje në Melburn. Një 19-vjeçar është akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e saj. Trupi i saj u gjet në një fushë futbolli në Melburn të mërkurën, vetëm disa orë pasi kishte kryer një koncert në një bar të qytetit. Dixon është kujtuar si një komediane e talentuar në fillim të karrierës së saj, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 12 minuta më parë