“Kujtesa” që sot ankohet për Champions, deri në qershor të këtij viti bashkëpunoi vetë me Arena Sport-in e Beogradit NULL NULL 19.09.2018 12:10 19.09.2018 12:10 Transmetimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, edhe në Art Motion, përmes kanalit Arena Sport, ka nervozuar platformën tjetër Kujtesa. Kjo e fundit, me anë të satelitëve të saj, ka bërë presion te politika, e kjo, përmes bordit të Komisionit të Pavarur për Medie, te vetë KMP-ja, për të mos ia lejuar Art Motion një gjë të tillë. Se sa e pandershme u tregua Kujtesa me këto veprime të saj, e dëshmon edhe fakti se pikërisht kjo platformë është ajo e cila e ka pasur partner biznesi kanalin sportiv Arena Sport të kompanisë HD-Win nga Beogradi, dhe ka bashkëpunuar me të deri në qershor të këtij viti, pasi të drejtat e Ligës së Kampionëve i ka blerë nga ajo. Këtë më së miri e dëshmon dokumenti i mposhtëm në të cilin shihet se kompania HD-Win nga Beogradi ia ka shitur të drejtat “Kujtesës” për të transmetuar Ligën e Kampionëve në territorin e Kosovës, por vetëm në gjuhën shqipe, në kanalet e saja: K-Sport 1, K-Sport 2, K-Sport 3 ,K-Sport 4 dhe K-Sport 5, për edicionet 2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018. Po ashtu, këtu mund të shihet komunikimi dhe korrespondenca e rregullt e departamentit të Sportit të Kujetsës me atë të TV Arena Sport, lidhur me porosinë dhe kërkesën e ndeshjeve të cilat do të transmetoheshin në Kujtesa. Pandershmëria e Kujtesës ka të bëjë edhe me faktin tjetër se ajo ka luajtur me ndjenjat e popullit të Kosovës, duke luajtur me emocinet nacionalist, duke e akuzuar platformën Art Motion se kjo e fundit bleu të drejtat televizive nga po ajo kompani, me të cilën Kujtesa ka bashkëpunuar dhe me të cilën ka qenë partnere, deri para disa muajsh. C’është e vërteta, të gjitha televizionet dhe mediumet që e kanë transmetuar Ligën e Kampionëve, nga viti 2001 e deri më sot, të drejtat për transmetimin e kësaj gare të UEFA-s, por edhe të shumicës së ligave evropiane të futbollit, i kanë blerë nga partnerë biznesi nga Beogradi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.