19:08, 12 Gusht 2017

Dihet tashmë që pijet e gazuara dhe birra nuk iu bëjnë mirë dhëmbëve tuaj.

Por dentistët tani thonë se edhe uji në shishe i dëmton dhëmbët, pasi që ky ujë përmban nivele të pH-së, dhe ka mungesë të fluorurit esencial, e që e shkakton kavitetin.

Niveli i pH-së mund të rangojë nga zero në 14. Në atë shkallë, shtatë është neutral, dhe gjithçka nën të është acidike, dhe gjithçka më e lartë se aq është alkaline.

Të pirit ujë acidik i dëmton dhëmbët tuaj, paralajmëron edhe Doktor Eujung Jo nga Astor Smile Dental.

“Smalti jonë fillon të gërryhet nga niveli 5.5 i pH-së, andaj është mirë që të shmangen pijet me pH më të ulët se 5.5”, alarmoi Dr. Jo.

 

Interesante