Kujdes me disa ushqime para gjumit NULL NULL 29.05.2016 22:30 29.05.2016 22:30 Long-haired woman eating sweet cake under white sheet in bed Kafeina Qëndroni larg pijeve energjike, kafesë, çokollatës apo çajrave me kafeinë. Kjo substancë njihet si stimulues i sistemit nervor dhe përdoret për të shmangur përgjumjen kështu që mos konsumoni ushqime apo pije që e përmbajnë. Alkooli Ndoshta mendoni se një apo dy gota verë mund të jenë ndihmëse për gjumin tuaj. Por sipas shumë studimeve, pas përfundimit të efektit të alkoolit, ku kaloni nga faza e gjumit të thellë tek ai i lehtë ku mund të zgjoheni shumë shpejt, kështu që qëndroni larg alkoolit për një gjumë të mirë. Salcat apo ushqimet pikante Ushqimet pikante janë shumë të shijshme por duhen shmangur para gjumit të natës. Ato e ngacmojnë sistemin nervor dhe atë tretës çka e bën tejet të vështirë rënien në gjumë. Ushqimet e yndyrshme E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet me shumë yndyrë duke filluar nga hamburgerat dhe gjithë kategorinë e tyre, byreku apo sasi të larta të yndyrës shtazore që gjendet tek mishi, gjalpi, djathi etj. Ushqime të tilla jo vetëm që duan kohë të treten, por shkaktojnë edhe rritje të aciditetit të stomakut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 16 minuta më parë