Kufijtë, raportuesit për Kosovën e Serbinë me një qëndrim NULL NULL 11.10.2018 14:03 11.10.2018 14:03 Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, beson se është shumë e rëndësishme që në raportin e tij për Serbinë si dhe në atë mbi Kosovën të raportuesit , Igor Sholtes është bërë formulimi identik sa i përket korrigjimit të kufijve , si pjesë e zgjidhjes për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës. “Ajo që kemi thënë bashkërisht se “pranojmë diskutimet, e marrim parasysh debatin, por është shumë e qartë se zgjidhja duhet të jetë rezultat i marrëveshjes mes dy palëve për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai për RTS, transmeton Klan Kosova. McAllister u shpreh i kënaqur se raporti i tij mori shumicën në Komisionin për Punë të Jashtme, i bindur se në seancën plenare të 28 nëntorit të zhvillohet një debat i mirë në mënyrë që raporti të miratohet një ditë më pas, transmeton Klan Kosova. Nga ana e tij, eurodeputeti Edward Kukan theksoi se në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian u zhvillua një debat shumë intensiv. Sipas tij, nuk ka asnjë pozicion të vetëm se çfarë duhet të jetë marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, se mund të jetë ose do të jetë i pranueshëm duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe rëndësinë e çështjes, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 10 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 25 minuta më parë