Kuçi: Drejtësia kërkon profesionalizëm NULL NULL 06.07.2015 17:09 06.07.2015 17:09 Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni, Fejzullah Hasani, me të cilët bisedoi për mundësitë e organizimit sa më të mirë të këtij provimi. Ai tha se provimi i jurisprudencës është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit. Lidhur me mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës, Kuçi tha se qëllimi i tij dhe institucioneve tjera të Kosovës, është të përgatisin kuadro për reformën që po bëhet për rend dhe ligj si dhe të përgatisin kuadro për sistemin e drejtësisënë vend. Sipas Kuçit, ky provim është bazament që i jep fuqi legale dhe profesionale njerëzve që nesër të jenë gjyqtarë, prokurorë dhe atyre të cilët ushtrojnë profesionin e avokatit. Ai ripërsëriti që ky vit duhet të jetë vit i përmirësimit të imazhit të drejtësisë dhe vit i implementimit të ligjit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 27 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 42 minuta më parë