Kuba me president të ri, një jo-Castro NULL NULL 19.04.2018 15:46 19.04.2018 15:46 Kuba ka nisur një epokë të re sot pasi Presidenti Raul Castro i ka dorëzuar formalisht postin Miguel Diaz-Canel, kështu duke i dhënë fund udhëheqjes prej gjashtë dekadash të familjes së tij në këtë vend. Diaz-Canel, 57 vjeçar, një figurë e lartë e Partisë Komuniste i cili ka shërbyer si zëvendëspresident që nga viti 2012, është shndërruar në liderin e pare të ishullit qe ka lindur pas 1959-ës, njëherit edhe i pari pas 60 vjetësh që nuk mban mbiemrin Castro. Gjate këtyre viteve, “babai i kombit” Fidel dhe vëllai i tij më i ri Raul, kanë bërë që Kuba të jetë goxha e rëndësishme gjatë Luftës së Ftohte si dhe kanë ndihmuar që të mbajnë gjallë komunizmin edhe pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik. Raul, tani 86 vjeçar ka mbajtur postin e presidentit që nga viti 2006, të cilin e kishte marrë pasi Fidel ishte sëmurë. Diaz-Canel, i cili ka ngjitur shkallët për në majat e partisë gradualisht, ishte emëruar si kandidati i vetëm për president ditën e mërkurë. Diaz-Canel ka avokuar për restrikcione më të ulëta për mediat dhe më shumë liri për internet, megjithatë di të jetë i ashpër veçanërisht në deklarimet ndaj kundërshtarëve të Kubës dhe SHBA-ve. Zgjedhja e tij si president është konfirmuar zyrtarisht sot, ndërsa Castro mbetet udhëheqës i Partisë Komuniste. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 6 sekonda më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 12 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 30 minuta më parë