8:41, 3 Korrik 2018

Një nga qendrat më të mira të NBA-së, DeMarcus Cousins, është transferuar te kampioni në fuqi, Golden State Warriors.

Cousins, i cili është duke u rikuperuar nga një lëndim i rëndë që e kishte pësuar sezonin e kaluar, ka arritur marrëveshje minimale prej 5.3 milionë dollarësh.

Kështu, 27 vjeçari i cili në 48 ndeshje të stinorit të shkuar pati mesatare prej 25.2 pikësh, 12.9 kërcimesh e 5.4 asistimesh, u bë lojtari i pestë All Star te Golden State.

Tani, ata në ekip kanë: gjashtë All Stars, dy MVP, dy MVP të finaleve, lojtarin më të mirë në mbrojtje të vitit 2017, si dhe dy nga gjuajtësit më të mirë të të gjitha kohërave.

Ky lajm sikur ta ketë vënë në hije kalimin e LeBron James te Los Angeles Lakers, që pati jehonë të madhe këto ditët e fundit.