michelle-obama-malia-obama
15:20, 11 Janar 2017

Kur Presidenti në largim Barack Obama, bëri fjalimin e tij lamtumirës me rastin e përfundimit të mandatit të tij si i pari i Shteteve të Bashkuara, vajza e tij Malia është parë duke fshirë lotët.

Në atë gjendje u bashkua dhe gruaja e Presidentit Obama, Zonja Michelle Obama e cila i qëndronte pranë të bijës tejet të emocionuar pasi babai i saj iu dedikoi atyre disa fjalë falënderuese për veprat që ato kanë bërë sa ai gjendej në detyrën e të parit të shtetit më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.

Por Malia u pa të paktën duke qarë por jo dhe motra e saj e vogël Sasha.

Si rezultat i mungesës së saj në këtë ceremoni, të gjithë u bën kureshtarë të dijnë se çfarë ka ndodhur?!

Por një përgjigjie rreth kësaj cështjeje shumë shpejt e dha Mark Knoller një nga zëdhënësit për media nga Shtëpia e Bardhë.

Knoller tha se ‘’më e vogla e Obama-ve, Sasha, qëndroi në Washington D.C për t’u përgatitur për një provim që e ka në shkollë të mërkurën’’.

Interesante