10:00, 9 Korrik 2018

Shtatë vjet. Kaq kohe iu desh Snow Patrol që të përgatisni albumin e tyre të ri.

Përderisa duket të jetë kohë e gjatë, për këngëtarin e këtij grupi ishte edhe një periudhë e vështirë, përderisa mundohej të fitonte betejën kundër varësisë ndaj alkoolit.

“Isha i varur nga alkooli që të shtyja ditën, çdo ditë. Filloja të pija i vetmuar dhe nuk mund të gjeja shoqëri. Elementi i kënaqësisë u zhduk shpejt dhe u bë diçka kompulsive” kujton Gary Lightbody ditët e tij të vështira në një intervistë për BBC.

Si përfundim kjo gjendje i ndikoi edhe në krijimin e muzikës. Pika kritike ishte viti 2016 kur Lightbody u diagnostifikua me infeksion si pasojë e konsumimin të alkoolit. Me kërkesën e mjekut ai vendosi të mos konsumojë alkool për një muaj, megjithatë pas dy vjetësh ende është esëll.

Sa i përket albumit të ri pika e kthesës për të erdhi kur e dëgjoi albumin e Nick Cave “Skeleton Tree”.

“Kënga e parë quhej “Jesus Alone” dhe është shumë e ndjeshme që flet për një pjesë të errët të jetës së tij dhe besoj që e kam dëgjuar rreth dhjetë herë rresht”.

“Pas kësaj brenda një ore e gjysmë e kisha përfunduar “A Youth Written In Fire” që nga fillimi në fund. Çfarëdo që kishte kënga e Nick Cave, zgjoi krijimtarinë tek unë dhe këngët vetëm vinin”.

Gary Lightbody vazhdoi punën duke shfaqur historinë e shtatë vjetëve përmes këngëve; “Heal Me”, “Don’t Give In”, “What If This Is All The Love You Ever Get?”.

Një nga këngët më personale është “Soon” të cilën Gary ia kushtoi babait të tij, i cili vuan nga çrregullimet mendore.

Snow Patrol do t’i bashkohen Ed Sheeran në turneun e tij nëpër SHBA.

Hiti më i madh i Snow Patrol ishte “Chasing Cars” e cila qëndroi 166 javë në top listën britanike, kështu duke u shndërruar kënga e dytë më e suksesshme e viteve 2000.

Interesante