16:25, 16 Korrik 2017

Kartelat shëndetësore të 918 serbëve të Kosovës janë sekuestruar dhe rikthyer përsëri në Serbi, prej nga edhe janë lëshuar për shfrytëzim përmes strukturave paralele, njofton Klan Kosova.

Këto karta ishin marrë nga policia e Kosovës në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Përkundër marrëveshjes për shuarjen e strukturave paralele, ato vazhdojnë të operojnë në forma të ndryshme në Kosovë.

Dokumentet e lëshuara nga këto organe nga shteti i Kosovës cilësohen ilegale.

klankosova.tv

Interesante