12:01, 12 Korrik 2018

Janë kthyer në Prishtinë prindërit e Delfina Shales së bashku me tash te djerën Delfinën, e cila shkoi në Turqi për të gjetur shërim, por që nuk pati sukses.

Lavdim dhe Xhevrije Shala po vazhdojnë të kenë dyshime dhe kritika ndaj spitalit ku e trajtuan të bijën, duke thënë se një intervenim që asaj ia bënë në kokë nuk do të duhej të bëhej dhe për këtë ata po lënë fajtor spitalin turk për vdekjen e vajzës së tyre.

Ndryshe, mjeku qe ka operuar Delfinën punon edhe në njërin nga spitalet private në Kosovë.

Vogëlushja vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor që për shërimin e saj u deshën 16 mijë euro, të cilat u grumbulluan pas një raportimi të Klan Kosovës.