Kryqi i Kuq Italian: Ka ende shpresë për të gjetur njerëz të gjallë nga rrënojat NULL NULL 25.08.2016 11:17 25.08.2016 11:17 Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qëndrore në mesnatën e së martës, numri i të vdekurve ka arritur në 250 persona, njofton Klan Kosova. Ndërkaq Kryqi i Kuq italian, ka thënë se ende ka shpresë për të gjetur njerëz të gjallë që kanë ngelur nën rrënoja si pasojë e tërmetit që shkatërroi tërë qytetin. Tërmeti është raportuar se kishte magnitude prej 6.2 shkallësh e që u ndje edhe në Romë, shkruan BBC. Të mbijetuarit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga ky tërmet i fuqishëm, kaluan natën në makina dhe tenda, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.