15:46, 9 Nëntor 2018

Drtion Kuka, trajneri i tri xhudistëve kosovare që sot kanë fituar medalje në Tashkent të Uzbekistanit, ka thënë se ky shtet që s’e ka njohur akoma Kosovën sot është njoftuar me vlerat e saj.

“Tri finaliste – dy të arta për Kosovën një e argjendtë! Distria e artë 48 kg 700 Pikë, Majlinda e artë 52 kg 700 Pikë, Nora e argjendtë 57 kg 490 Pikë. Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Distria Krasniqi rrëmben të artën

Po s’ka tjetër, Majlinda Kelmendi e artë në Tashkent

Nora Gjakova e argjendtë në Grand Prix

klankosova.tv