Kryeprokurori Syla kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet NULL NULL 12.10.2018 14:00 12.10.2018 14:00 Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, si dhe shefin e Hetimeve Rajonale të Policisë së Mitrovicës. Temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për rastet e dhunës në familje. Kryeprokurori Syla, është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, si dhe ka kërkuar që këto raste të kenë trajtim të veçantë si dhe të u jepet prioritet, thuhet në njoftimin për media, transmeton Klan Kosova. Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë