Kryeministrja e ardhshme e Serbisë thotë se me Kosovën do sillet sikur Vuçiqi NULL NULL 26.06.2017 11:19 26.06.2017 11:19 Mandatarja për formimin e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiq, e pyetur në një intervistë në TV Pink në Serbi për çështjen e Kosovës, ka thënë shkurt se do të vazhdojë politikën e njëjtë të paraardhësit të saj, Aleksandër Vuçiq dhe do të kujdeset për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë – me çka ka nënkuptuar edhe Kosovën brenda shtetit serb, njofton Klan Kosova. Branabiq pohoi se “në politikën e jashtme do të ketë vazhdimësi me politikën e mëparshme, që nënkupton konvergjencën me BE-në, marrëdhënie të mira me Rusinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën dhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë”. Ajo shtoi se “qeveria gjithmonë dhe në radhë të parë do të mbrojë interesat e Republikës së Serbisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë