9:50, 17 Maj 2018

Kryeministrja e Britanisë Theresa May është pritur nga homologu i saj, Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

Dyshja janë takuar tek holli i objektit ku sot pritet të nis Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

Bashkimi Europian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë sot në Sofje një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet, njofton Klan Kosova.